Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, që ta përqafojë ish-kryeministrin Isa Mustafa.
Në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se nëse Konjufa ia jep dorën Mustafës për letrën që ia ka kërkuar Mogherinit, për rolin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin duhet ta përqafojë.
Shkrimi i plotë:
Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë!