Kryetari i Gjilanit Lutfi Hazi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e tij për zgjidhjen e problemit me varrezat e kësaj komune.
Haziri në ‘facebook’, ka shkruar se ky problem është zgjidhur për 100 vitet e ardhshme kështu duke siguruar sipërfaqe prej 11 hektarëve tokë.
Postimi i Hazirit:
Tashmë edhe zyrtarisht, kemi zgjidhur problemin e varrezave të qytetit për 100 vitet e ardhshme në sipërfaqe prej 11 hektarëve, në Velekincë. Faleminderit kryeministrit Haradinaj për aprovimin e kërkesës sonë!