Lutfi Haziri, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër rendor 4, ka falënderuar qytetarët e Kamenicës dhe Novobërdës për mbështetjen e tyre në kauzën e përbashkët për të rikthyer dinjitetin e qytetarëve të Anamoravës dhe gjithë Kosovës.
Ai theksoi se LDK-ja mbetet simbol i besës dhe shpresës për vendin, duke siguruar se angazhimi i tij për të mirën e qytetarëve do të vazhdojë pa u ndalur.
“Do të mbetem gjithmonë, Lut4 juaj!” – përfundoi Haziri mesazhin e tij falënderues.
Shkrimi i plotë:
Edhe Kamenica dhe Novobërda i dhanë dimension kauzës sonë për t’i bërë qytetarët e Anamoravës e Republikës së Kosovës të ndihen me dinjitet. LDK është unike e besë dhe shpresë për Kosovën. Ju faleminderit shumë për besimin. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 juaj!