Lutfi Haziri i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë në Zona B se FSK ka mbështetjen e plotë për t’u ndërtuar si strukturë ushtarake.
”FSK e ka mbështetjen e plotë me u ndërtuar si strukturë ushtarake”.
”FSK mund të transformohet në FAK vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese përmes Kuvendit të Kosovës”.
”Kosova mund dhe e ka mbështetjen me ndërtuar Forcat e Armatosura përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është rruga”.
Krahas themelimit të ushtrisë së Kosovës, Haziri poashtu tha se po kërkon një marrëveshje politike me Kryeministrine e vendit Isa Mustafën, për të arritur një verdikt të fundit në lidhje me drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Sipas tij shkaktari i dështimit të LDK-së si subjekt partiak, është koha kur Fatmir Sejdiu kishte konkurruar kundër Nexhat Dacit si i pari i kësaj partie.
”LDK aktualisht ka struktura, unë jam luajal i strukturave të saj si njeri i LDK-së. Së paku i angazhuar politikisht për 27 vjet”.
”Herën e kaluar në kohën kur ka pas më shumë konkurrentë si kreu i LDK-së kam thënë se i besoj një diçkaje që LDK-së i duhet në periudhën post-rugoviste me ndodhë”.
”Kjo është faza më e rëndë që ky subjekt po kalon. Është që marrëveshja e madhe politike në mes udhëheqësve të LDK-së dhe atyre që aspirojnë LDK-në duhet me ndodhë”.
”Marrëveshja e madhe politike është ajo që e nxjerr LDK-në nga kjo situatë në një gjeneratë të re tjetër që e integron këtë subjekt plotësisht në drejtimin euroatlantik. Unë nuk besoj që ka tjetër rrugë politike”.
”Ne kemi vendosur standardin e votës së fshehtë, në kohën kur Fatmir Sejdiu ka konkuru kundër Nexhat Daci-t kemi dështuar sepse është nda LDK-ja është shkaktari kryesor që kemi humbur primatin e partisë së parë”.
”Kërkoj marrëveshje politike për të bërë ndryshim të LDK-së” ka përfunduar Haziri, njofton Klan Kosova.
Por burime të Klan Kosova, bëjnë të ditur se kjo marrëveshje politike për ta drejtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në mes Isa Mustafës dhe pjesëtarëve të tjerë të LDK-së, tashmë është arritur, ndonëse ende nuk janë publikuar detaje të tjera.