Kryetari i LDK-së dega në Gjilan, Lutfi Haziri, për nder të ditës së Flamurit dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haziri ka thënë se gjaku i heronjëve, guximi e trimëria e tyre, kanë qenë udhërrëfyes për gjenerata të tëra, e falë tyre sot shqiptarët kremtojnë këtë ditë në liri
Postimi i plotë:
Urime festa e madhe e shqiptarëve, 28 Nëntori!
Kjo ditë mbetet dita më e lavdishme e të gjithë shqiptarëve, e cila na rikujton të kaluarën e na jep vullnet për të krijuar sa më mirë të ardhmen e popullit tonë.
Gjaku i heronjëve, guximi e trimëria e tyre, kanë qenë udhërrëfyes për gjenerata të tëra, e falë tyre sot shqiptarët kremtojnë këtë ditë në liri të plotë e të bashkuar me njëri-tjetrin.
Urime 28 Nëntori! 🇦🇱🇽🇰