Ish kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ai në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjen për humbjen e tyre.
Haziri, e ka quajtur mik të madh të Kosovës e sidomos të Gjilanit ish presidentin, duke theksuar se Nishani ishte Qytetarë Nderi i komunës së Gjilanit
“Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional. Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit!”, shkruan ai.