Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka pasur kritika për pushtetin sa i përket liberalizimit të vizave, duke thënë se nga rekomandimi për liberalizim të vizave në vitin 2016, këta kanë mbërri në Deklarim pro liberalizimit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se po humbet shumë kohë për shkak të kauzave të rrejshme.
Sipas tij, populli është duke e hetuar mashtrimin frapant të VV-së.
“Nga Rekomandimi për liberalizim të vizave në vitin 2016, këta kanë mbërri në Deklarim pro liberalizimit, nga Samiti veror i BE-së dje, më 23 qershor 2022.
Shumë prapa po na ktheni. Shumë kohë e humbur për shkak të kauzave të rrejshme.
E mira është tashmë që Populli (termi i tyre për manipulim me lehtësi të padurueshme) po e heton mashtrimin frapant të tyre”, shkroi Haziri.