Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar qeverinë për qasjen e tyre duke paralajmëruan edhe masa të te reja ndëshkuese për Kosovës, pas situatës së krijuar.
Haziri ka thënë se qeveria e ka humbur mandatin mirëpo me pasoja për vendin, duke u thirrur në kritikat e SHBA-së e BE-së, që së fundi i bënë për qeverinë e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Imazhi i Kosovës për toke, po priten masa të rënda ndëshkueseve nga SHBA për Kosovën – Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së?!
Edhe ky fillimvit nuk po dallon asgjë nga mentaliteti i administrimit të Republikës nga trojka e VV-së. Kriza politike, polemika, masa ndëshkuese nga partnerët të cilat pritet të bëhet edhe më të rënda, moskoordinim dhe veprime të njëanshme në emër të Kushtetutës e popullit të saj.
Mandat i humbur, por me pasoja të rënda për të sotmen e vendit. Një hap para e dy prapa! Për asgjë dhe pa kurrëfarë arsye po e dëmtojnë partneritetin e shenjtë me SHBA-të dhe BE-në.
Siguria e qytetarit të Kosoves është në pyetje. Janë zgjuar e kanë filluar ta kuptojnë se duhet ndalet tash sa nuk eshte vonë. Pasiguria e qytetarit përcillet edhe me pasiguri juridike të komuniteteve etnike e pakicave nacionale për të cilat Kosova ka bërë shumë, por kjo qeveri po rrezikon të gjithën.
Për toke imazhin, qeverisjen, partneritetin e besimin e miqve. Republika e Kosovës, vend i dashur për popullin e saj dhe burim stabilitetiti për fqinjtë. Ku e lamë e ku na erdhi!
Nuk shohin të ardhmen, por të kaluaren! Letërnjoftimi, patent-shoferi, vula doganore, energjia, bojkoti, protestat, bllokimi i rrugëve, dhuna në eskalim, sulmi terrorist, e Qeveria në sanksione e me masa ndëshkuese. Popullit të Kosovës i janë kufizuar të mirat në 300 milionë euro projekte dhe është përjashtuar nga 500 milionë të tjera për këtë vit!
Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po çon ujë kjo logjikë e mbrapshtë?!