Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, vazhdon të kritikoj ashpër qeverisjen komunale, duke thënë se tani kemi hyrë në vitin tretë dhe ende vazhdojet me animacione dhe projekte 3D shkruan Radio Star.
Haziri më tutje i ka numruar disa skandale që sipas tij i ka bërë komuna e Gjilanit, në disa sektore.
Shkrimi i plotë:
Tash kur kemi hyrë në vitin e 3-të të qeverisjes së LVV-së në komunën e Gjilanit, vazhdohet ende me animacione dhe 3D projektet.
Ndërsa në realitet kemi:
– Skandale financiare ( investimet kapitale )
– Skandale me punësimet me kontrata në vepër
– Skandale në Prokurim ( kurdisjet e tenderëve )
– Skandale në transparencë (përjashtimi nga përfitimi i granteve i komunës së Gjilanit)
– Skandale në punësim (punësime familjare dhe partiake)
– Skandale në shpërndarje të granteve në Kulturë, Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi
– Skandale në ato pak punë të bëra (rruga Gjilan – Kllokot)
– Skandal me mosfunksionimin dhe mosmirëmbajtjen e Fshatit Social në Zabel
– Skandal me projektet e hyrje-daljeve të qytetit
– Skandal me stadiumin e qytetit
– Skandal, Skandal, Skandal…
Mirë se vini në Komunën e Skandaleve!