Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar viktimat shqiptare të fshatit Zhegër, në 21-vjetorin e vrasjes makabre nga ana e paramilitarëve serbë.
Kreu i Gjilanit ka thënë se gjaku i tyre dhe i mijëra të tjerëve, u bë drita e lirisë së sotme.
“I kujtoj me dhembje viktimat e Zhegrës, të cilët, 21 vite më parë, u vranë në mënyrë makabre. Imer Kadriu, vëllezërit Milazim e Qazim Haziri dhe Qamile Haziri, sikurse edhe mijëra heronjë, dëshmorë dhe martirë të Kosovës, u bën drita e lirisë së sotme. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndryshe, Gjykata e Pogdoricës ka dënuar me 14 vjet burg serbin nga Nikshiqi, Vlado Zmajevic për vrasjen e viktimave të Zhegrës dhe kryetari Lutfi Haziri ishte shprehur i pakënaqur me dënimin, duke e vlerësuar shumë të ulët.