Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova do të dilte ‘e lënduar’ prej procesit të dialogut nëse krijohet Asociacioni pa njohje nga Serbia.
Sipas Hazirit çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë porse LDK-ja me pragmatizëm politik kishte arritur ta heqë prej tavolinës.
Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë. Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë ‘e lënduar’ prej procesit.
“Sa për rikujtim, çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe ne kemi arritur me pragmatizëm politik ta eliminojmë, ta heqim prej tavolinës.
Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës.
A do të mbetet Mister No apo jo, do të provohet për herë të parë nesër”.