Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook, ka thënë se pas
15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave.
Shkrimi i plotë:
Lajm plot shpresë. Pas 15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave. Nëse kujdesemi kështu, po shkojmë drejt një Gjilani pa COVID, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv.
Falënderim pafund për Dr. Ukshin Ismaili nga Spitali i Përgjithshëm, Dr. Ajhane Sefiu nga QRSHP, Dr. Arbenita Hajdari nga QKMF, emergjencat civile të Komunës dhe Kryqin e Kuq të Gjilanit.
Falënderim edhe Policisë së Kosovës, Stacionit në Gjilan, për mbikëqyrjen në baza ditore të zbatimit të masave.
Falënderim i madh për qytetarët e Gjilanit për lojalitet e bashkëpunim. Bashkë mundemi!