Iu dha lamtumira e fundit Ramadan Jasharit, infermierit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Miqtë dhe kolegët e tij lajmin e kanë marrë me dhimbje dhe kanë shprehur ngushëllime duke e përkujtuar angazhimin dhe përkushtimin e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook i shpreh ngushëllime familjes, shokëve dhe kolegëve të infermierit Ramadan Jasharit.
Postimi i plotë:
Sot ia dham lamtumirën e fundit Ramadan Jasharit, infermierit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, i cili u nda nga ne kur askush s’e priti. Me dhembje të madhe, i shpreh ngushëllime familjes, shokëve dhe kolegëve. Lamtumirë nip!