By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Haziri: LDK-VV po diskutojnë opsionet, jemi në fazën e fundit
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Haziri: LDK-VV po diskutojnë opsionet, jemi në fazën e fundit

Përditësimi i fundit: January 10, 2020 2:13 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka treguar se a do të ketë sot takimi në mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është imponuar një situatë e re e cila kërkon durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët ta arrijnë një marrëveshje.

- Advertisement -

Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës.

“Çdo kohë mund të ndodh, është çështje që iu përket dy liderëve, por ekipet janë duke punuar brenda. Ekipet janë duke punuar brenda në definimin e qartë të angazhimeve konkrete në mënyrë që vërtetë të ketë rol dhe përgjegjësi të saktë dhe të definuar qartë, në mënyrë që të mos ndodhin në të ardhmen të ketë veprime të njëanshme të një partneri apo partnerit tjetër. Sa i përket LDK-së nuk do të ketë kurrë veprime të njëanshme, ne kemi thënë dhe kemi mbajt fjalën. Nëse ka veprime të domosdoshme për të mos lejuar bllokimin e institucioneve, ne e kemi dhënë votën tonë”, tha ai.

Ai tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor, kur Glauk Konjufca i LVV-së është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Janë duke u diskutuar opsionet në tavolinë, tashmë opsionet kanë të bëjnë me situatën e re që është krijuar pas 26 dhjetorit, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimi i Kuvendit jashtë marrëveshjes, por ne respektim të procedurave të zgjedhjeve, kështu që kjo situatë e re ka imponuar dhe kërkon pak durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët sipas parimit të përfaqësimit të drejtë ta arrijnë një marrëveshje, e cila për katër vitet e ardhshme definon rolin kushtetues të dy subjekteve politike”, tha ai.

Sa i përket letrës së presidentit Thaçi dërguar LVV-së rreth dërgimit të emrit të mandatarit për kryeministër, Haziri tha se presidenti duhet të pres derisa t’i shkojë emri sipas procedurave.

“Presidenti duhet të pres derisa t’i shkojë emri, emri do t’i shkojë sipas procedurave”, tha ai.

I pyetur se a do të kërkojë LDK që pozita e kreut të Kuvendit të rinegociohet, ai tha se marrëveshja duhet të shihet si pako dhe si e tillë duhet t’i definojë përgjegjësitë.

“Nuk ka të bëjë me një shtyllë apo me një segment apo fragment të marrëveshjes. Marrëveshja si tërësi duhet me u pa a është në pako dhe si e tillë duhet t’i definojë përgjegjësitë. Jemi në hapin e fundit besoj të zbardhjes së krejt këtij procesi”, tha ai.

Kurse, i pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja, Haziri u shpreh se ajo është përgjigje 1 milion dollarëshe.

“Ajo është përgjigje 1 milionë dollarëshe”, tha ai.

Kosnett: Kosova ta ruajë miqësinë me SHBA-në, durimi ynë ka kufij
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave që zhvilluan veprimtarinë e lojërave të fatit pa përfillur ndalesën nga ATK-ja
Lajmi i fundit: Sulmohet Policia në veri
Mesazhi i ambasadorit britanik: Partitë të vendosin shtetin para interesave të veta
BURIMI KRYESOR I NDOTJES SË AJRIT NË KOSOVË
Artikulli i mëparshëm Vërshojnë falenderimet për Lutfi Hazirin!
Artikulli tjetër Gjykata Themelor Gjilan ka zgjidhur 13.605 lëndë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.