By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Haziri mbështet organizimet shqiptare në diasporë dhe bashkëpunimit me Gjilanin
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Haziri mbështet organizimet shqiptare në diasporë dhe bashkëpunimit me Gjilanin

Përditësimi i fundit: November 22, 2016 2:55 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjilan, 22 nëntor 2016 / Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, nën kryesimin e Agim Bellës, të shoqëruar nga Agim Bërdynaj, zëvendës ministër i Arsimit, me të cilët ka bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe mërgatës shqiptare në shtetin e Suedisë, shtet ky mik i Republikës së Kosovës.
Në këtë takim kryetari Haziri është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit, me Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi, por edhe me mërgatën në përgjithësi, me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe afirmimit të vlerave kulturore, artistike, shkencore e intelektuale.
Haziri pos tjerash ka thënë se Komuna e Gjilanit ka një përqindje të lartë të banorëve të saj në botën perëndimore, kryesisht në Zvicërr, Gjermani, Francë, në vendet skandinave, gjithandej nëpër Evropë dhe deri në Amerikë, Kanada dhe shtete të shumta gjithandej botës, që shprehur në përqindje del se këto shifra janë mbi 33 për qind.
“Numër i madh i qytetarëve të Gjilanit jetojnë në mërgatë. Gjilani është përherë falënderues për mbështetjen që ata japin vazhdimisht për Kosovën dhe për Gjilanin në veçanti. Aktivitetet e ndryshme do të vazhdojnë përherë në Gjilan, dhe urat lidhëse të bashkëpunimin institucional asnjëherë nuk do të shkëputen, por çdo herë do të forcohen edhe më shumë”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri në fjalën e tij.
Ndërsa, nga ana e tij në emër të delegacionit, Ahmet Bella, nga Unioni i Shoqatave shqiptare në Suedi, ka thënë se në kuadër të këtij unioni janë të përfshirë një numër i madh i organizimeve shqiptare, që në përgjithësi ky numër arrinë në rreth 70 shoqata të ndryshme.
Gjithashtu Bella është shprehur falënderues për gatishmërinë e Komunës që të bashkëpunoj përmes projekteve të ndryshme në aspektin e organizimeve kulturore, artistike, shëndetësore, sportive, arsimore etj., në mënyrë që mërgata të jetë pjesë e agjendës shtetrore të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -
Në Gjilan nis kampanja e pastrimit “Green and Clean”, do të zgjasë deri më 5 qershor
Në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohen dy persona në një aksident trafiku
Moti për sot
OVL-UÇK i çon letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash
Nga Qeveria sqarohet pas raportimeve se Kurti ka ftuar në dialog Veton Surroin e Blerim Shalën
Artikulli i mëparshëm KPF miraton ndryshimet dhe plotësimet në statutin e Komunës
Artikulli tjetër Dardania I në përkrahje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

Lajm i rëndë: Ndërron jetë profesoresha e muzikës, Afërdita Ismajli
Lajme
KQZ: Numërohen 49 nga 57 vendvotime me kusht, pritet përmbyllja e procesit sot
Lajme
Sallat plot, kutitë zbrazët – LDK mbetet me vetëm 33 vota në Gjenevë
Lajme
Kosova merr sistemet raketore anti-tank OMTAS të blera nga Turqia
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.