Gjilan, 12 prill 2017 / Në debat me qytetarët e lagjes qendra të Komunës së Gjilanit, sot është bërë prezantimi i projektit të lumit Mirusha, konkretisht i mbulimit të lumit dhe shndërrimit të tij në një shëtitore të madhe për qytetarët e Gjilanit.
Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është një periudhë e gjatë që ky projekt është i hapur dhe i pa përfunduar, dhe një kohë poashtu të madhe ka marrë edhe revidimi i projektit, sepse ne kemi dashur që ky projekt të jetë i shfrytëzuar nga qytetarët tanë.
Ky projekt për ne përpos trajtimit të ujërave të zeza dhe atyre atmosferike e natyrore, ka paraqitur kërkesën urgjente për revidim dhe krijim të kushteve edhe një hapësirë e veçantë për këmbësorët qw ata tw kenw ku tw shwtisin, sepse është qendra e qytetit dhe është mëse i nevojshëm një vend ku mund të lëviznin qytetarët nëpër një shesh të lire nga veturat.
“Ne në bashkëpunim me qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe posaçërisht të lagjes qendra, me mbështetje edhe të Kuvendit të Komunës, kemi ardhur në përfundim që duhet një pjesë e lumit të jetë e mbuluar me qëllim të krijimit të një hapësire për shëtitje, pushim, rekreacion, lodra për fëmije, mundwsisw pwr afarizwm dhe përfundimisht largimin e kundërmimit tw keq nga zemra e qytetit”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka bërë të ditur se përpos rregullimit të sheshit mbi këtë lum, nga mjetet vetanake të Komunës së Gjilanit, në një gjatësi prej rreth 300 metrash, në të njëjtën kohë do të nis edhe mbulimi i pjesës tjetër dhe përgatitja për vazhdim të sheshit edhe më tutje përmes bashkëpunimit edhe me qeverinë e Kosovës dhe me bankën e Austrisë.
Lutfi Haziri, ka informuar të pranishmit se gjatë kësaj jave mbahet mbledhja e bordit të bankës austriake, ku do ta prezantoj arsyeshmërinë për mjetet e kërkuara nga Komuna e Gjilanit, për investimin e rregullimit të shtratit të lumit Stanishorka dhe trajtimin e ujërave të zeza në përgjithësi për gjatë gjithë zonës urbane.
Kryetari poashtu ka thwnw se investimi mbulimit tw lumit dhe njwkohwsisht edhe I stadiumit modern do tw bwhen njwkohwsisht.
Kurse nga ana e tij nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, në hapje të këtij debate, ka thënë se ky shesh mbi lumen Mirusha, do të ketë në vete, hapësirën për parkingje, për pushim, për gjelbrim, për shëtitje, për lodra për fëmijët dhe gjithashtu edhe ndriçimin dhe kështu do të krijohet një hapësirë që Gjilani i ka munguar gjithmonë.
Kurse projektuesit dhe qytetarët kanë prezantuar detajet e projektit dhe njëkohësisht edhe kërkesave që kjo pjesë të nisë sa më parë ngase është një mrekulli që do t’i ndodhë Gjilanit.