Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se sot ju është dhënë lamtumira e fundit, ish të burgosurit politik, Ejup Salihut.
Haziri, ka treguar se bashkë me Ejup Salihu, kanë qëndruar me një burgë, ai thotë se Ejup Salihu, do ta kujtoj gjithmonë për rezistencën e tij për lirinë e shqiptarëve.
Shkrimi i plotë:
Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Ejup Salihut, ish i burgosur politik gjatë luftës dhe veteran i UÇK-së, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
E kemi ndarë bashkë qelinë e burgut në atë kohën e pakohë dhe do ta kujtoj gjithmonë për rezistencën e tij për lirinë e shqiptarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëveprimtarêve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!