Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga Lladova, në tubimin e organizuar në hapësirën e hapur nën masat anti-COVID19.
Kryetari Haziri, ka shprehur falënderimin e madh për kryesinë e nëndegës së Lladovës, anëtarët dhe simpatizuesit e mëdhenj të LDK-së, duke e konsideruar këtë fshat si një ndër zonat më të rëndësishme të Karadakut.
“Do të vazhdojmë të punojmë në këtë zonë në investime infrastrukturore si dhe për programin e familjes, si arsimi dhe kultura. Do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë afër familjeve bujqësore duke i subvencionuar qind për qind. Nuk kemi edhe shumë punë në Lladovë. Do t’i koordinojmë qëndrimet dhe vendimet në parimin e barazisë, në mënyrë që ky fshat tw vazhdojw tw jew model i bashkëpunimit trapalësh ndërmjet Komunës, Këshillit të fshatit dhe Shoqatës Lladova me seli në Zvicër”, ka thwnw Haziri.
Ndërsa, Shefi i Shtabit Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, ka deklaruar se bashkërisht me kryesitë e nëndegëve, anëtarësinë dhe simpatizantët, i kanë kërkuar kryetarit Haziri që të na prijë sërish në garën drejtë shënimit të fitores plebishitare me 17 tetor.
Në këtë takim bashkëbisedimi ka dhënë mesazhin e saj edhe kandidatja për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi- Emini, e cila në listën fituese mban numrin 3.