Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Fetah Hajrullahu. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Hajrullahu,
Me pikëllim të thelle e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, Fetah Hajrullahu.
Mësuesin Fetah do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për disa dekada në arsim, duke nxjerrë kuadro që sot janë profesionistë të mëdhenj të fushave.
Familje e nderuar Hajrullahu, në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.