Në dy tubime të mëdha të organizuara në lagjet Dheu i Bardhë dhe 2 Korrik, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye Lutfi Hazirin, u pritën me entuziazëm dhe morën mbështetje.
Haziri falënderoi rugovistët e këtyre lagjeve për përkrahjen rekord, duke e cilësuar si një nisje të fuqishme drejt fitores së madhe më 9 shkurt.
Ai tha se së bashku me qytetarët, Gjilanit, Anamoravës dhe Republikës do t’i jepet formë, besim dhe shpresë, duke theksuar vlerat e Zotit, atdheut dhe familjes.