Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në tubimet e LDK-së gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, duke theksuar suksesin e jashtëzakonshëm të mobilizimit në Gjilan, Anamoravë dhe në tërë Kosovën.
Më tutje Haziri ka thënë se ky mobilizim, i mbështetur edhe nga mërgata, do të dëshmojë triumfin e madh të LDK-së më 9 shkurt, duke rikthyer dinjitetin dhe mbështetjen për qytetarët e Republikës.
Shkrimi i plotë:
Përmbyllim me sukses të jashtëzakonshëm tubimet e ndryshimit
Tetorin, nëntorin e dhjetorin i kemi fituar me mobilizim, në Gjilan, Anamoravë dhe në tërë Kosovën. Ky mobilizim i LDK-së, bashkë me mërgatën tonë të cilët i falënderojmë pafund për pjesëmarrjen dhe regjistrimin, do ta dëshmojë rikthimin dhe triumfin e madh të LDK-së më 9 shkurt.
Falënderim deri në përulje të gjithë rugovistëve, të cilët janë bërë sërish bashkë e në mbështetje ndaj listës fituese në krye me kryeministrin Abdixhiku. Për rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Republikës, të Gjilanit e Anamoravës dhe për secilin qytet e fshat të vendit.
#behundryshimi
#Lumir2025
#LutfiHaziri4