Gjilan, 28 nëntor 2016 / Festa e Flamurit Kombëtar, në Gjilan është shënuar me aktivitete të shumta kulturore për tri ditë rresht, për të kulmuar sonte me mbylljen e kësaj feste përmes koncertit të madh festiv me solist, ansamble dhe qytetarët e Gjilanit.
Haziri ka thënë se 28 Nëntorin këtë vit iu ka kushtuar veprës heroike të Idriz Seferit, i cili, me bashkëluftëtarët e tij, arriti të jetë çlirimtar i Gjilanit, Anamoravës, Karadakut dhe Shupit, pikërisht në kuadër të nëntorit të 1912-tës.
“28 Nëntori ishte hap i identitetit kombëtar por edhe shtetror para 104 vjetësh. Na duhet ta realizojmë edhe një hap tjetër të madh ne shqiptarët në Ballkan, në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e bashkuar e pandashme e shqiptarëve kudo që jetojnë, në mënyrë që ti realizojmë qëllimet dhe objektivat tona. Këtë vit, ne këtë 28 Nëntor, ia dedikojmë Idriz Seferit. Ky kolos i madh dhe ky njeri që e çliroi jo vetëm Gjilanin, Anamoravën, Karadakun, por edhe Shkupin, për tu bërë pjesë e pavarësisë së Shqipërisë. Prandaj këto tri ditë feste, po përmbyllen sonte nën moton “Të festojmë së bashku” apo “Festoni me ne”, për të gëzuar të gjithë bashkërisht 28 Nëntorin”, ka thënë kryetari Haziri, para një numri jashtzakonisht të madh të qytetarëve të mbledhur në Teatrin e qytetit.
Ai ka uruar që ky 28 Nëntor dhe të ardhshmit pas tij, ta gjejnë çdo familje në Gjilan më mirë, më shëndetshëm, të begatshëm dhe mbi të gjitha duke punuar së bashku për zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe vendit në përgjithësi, sepse siç ka thënë ai kjo është thirrja e dëshmorëve për të cilët ne gjunjëzohemi dhe jemi krenar në veçanti.
Show original message