Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndar sot subvencionet për kulturë, rini dhe sport, në shumën prej 70 mijë euro.
Haziri, pasi ka kryer çështjet procedurale, ka deklaruar se ndihet mirë që Komuna po i mbështetë në mënyrë të vazhdueshme organizatat joqeveritare që merren me kulturë, rini dhe sport, të cilat kanë ardhur me anë të thirrjeve publike.
I pari i Gjilanit ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm Komuna do t’i rris subvencionet për kulturën, rininë dhe sportin, duke u dalë në ndihmë në mënyrë permanente.