Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje Gardën e Iowa (SHBA), udhëheqësit e institucioneve shëndetësore dhe pronarë të disa kompanive.
“Në këtë ditë të veçantë të Gjilanit, ka qenë në nderin tim që t’i nderoj me mirënjohje bartësit e institucioneve shëndetësore, Gardën e Iowa dhe pronarë të disa kompanive të njohura. Ju falëmnderit të gjithë për punën e madhe që keni bërë kundër përhapjes së COVID-19 dhe për angazhimin për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Haziri.
Mirënjohjet që kreu i Gjilanit i ndau në Ditën e Çlirimit janë si vijon:
Iowa National Guard (USA) – Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe rajtjen e paqes
Rexhep Kadriu, ish-nënkryetar dhe ish-zëvendësministër – Në nderim të kontributit të dhënë në zhvillimin e Gjilanit
Naim ef Aliu (KBI) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19
Dr. Ajhane Gashi Sefiu (QRSHP) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19
Dr. Ukshin Ismaili (SPGJ) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19
Dr. Arbenita Hajdari (QKMF) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19
Ilmi Shala (Kryqi i Kuq) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19
The Bdridge – Në nderim të bashkëpunimi në programe komunitare
Rotary Club Gjilani – Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale
Ibrahim Krivaça (Albimi)– Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale
Ismet Haziri (Globi) – Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale
Valon Murseli (Bashkëpronar i KF Drita) – Në nderim të kontributit në zhvillimin e sportit
Florim Zuka (Pronar i SC Gjilani) – Në nderim të kontributit në zhvillimin e sportit