Në përkujtim të 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të mësuesit dhe veprimtarit Elez Muja, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, mori pjesë në akademinë përkujtimore organizuar në nder të tij.
Me këtë rast, Haziri vlerësoi figurën e Mujës, duke theksuar se kontributi dhe heroizmi i tij do të nderohen përgjithmonë nga familja, komuniteti dhe gjithë Anamorava.
Komunikata e plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, mori pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të mësuesit e veprimtarit, Elez Muja.
“Heroizmin e tij e përcaktoi mënyra se si ai jetoi jetën e tij me kontributin e dhënë ndaj familjes dhe atdheut. Do të nderohet gjithmonë nga familja e tij, fshati i tij dhe gjithë Anamorava”- tha kryetari Haziri në këtë akademi përkujtimore.