Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po merr pjesëpjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europianenë Bruksel, familjes së partive të djathta europiane, ku bën pjesë LDK.
Nënkryetari Haziri në këtë takim ka folur lidhur me provokimin serb me trenin, duke e cilësuar si provokim për konflikt nga ana e Serbisë.
“Provokimi serb me trenin, murin dhe fletarrestet e dëmshme e qëllimkëqija të Serbisë, janë provokim për konflikt, ndërkaq mos miratimin e liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Europian për Kosovën, e vlerësoj si të turpshme dhe që sa më shpejt duhet të ndodhë”, ka thënë Haziri.
Nënkryetari i LDK-së ka njoftuar se Partia Popullore Europiane(PPE), kryetari, kryesia dhe përfaqësuesit e saj, edhe njëherë rikonfirmuan mbështetjen e parezervë ndaj LDK-së, ndaj Kosovës dhe Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Mustafa.
Përndryshe, nga takimi i djeshëm, u theksua se nuk do të pranohet asnjë lloj politike për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
24janar 2017, Gjilan