Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, për rehabilitimin e rrugës, trotuarit dhe ndriҫimit nga hyrja në fshatin Pogragjë.
Vlera e këtij projekti është 211 mijë euro, ndërkaq MAPL participon me 50 mijë.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ndjehet i lumtur që do të fillojë realizimi i këtij projekti, që është iniciativë e përbashkët e Këshillit të fshatit, shoqatës Pogragja në Zvicër, Komunës dhe MAPL.