Pasi që Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidaturën për të parin e LDK’së e ka konfirmuar edhe Lutfi Haziri shkruan Radio Star.
Në mbledhjen e djeshme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Lidhja Demokratike në Gjilan, përmes një komunikate ka njoftuar se kryetari i kësaj dege nesër shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror./radiostar/
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror.
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK’së në Gjilan.
Jeni të mirëseardhur!