Me rastin e ndarjes nga jeta të djalit të akademik Nexhat Dacit, Arianit, njëherit zëvendësministër i Diasporës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Daci.
“E nderuara familje Daci,
I nderuari akademik Nexhat Daci,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të djalit tuaj, zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.
Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet ne telegram.