Me rastin e ndarjes nga jeta të pedagogut e kompozitorit të njohur kosovar, Fahri Beqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Beqiri.
“E nderuara familje Beqiri,
Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut e kompozitorit të mirënjohur kosovar, njeriut me vyrtyte të larta kombëtare, Fahri Beqiri.
Me Beqirin kemi bashkëpunuar shkëlqyeshëm edhe në kohën sa kam qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe në cilësinë e kryetarit të Gjilanit.
Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin muzikor.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e komunitetit artistik.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.