Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Bunjaku me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit, Ruzhdi Bunjaku. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Bunjaku,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkatdhetarit e humanistit të madh të Gjilanit, Ruzhdi Bunjaku.
Ruzhdiu punoi disa dekada në Zvicër, por nuk u kursye asnjëherë nga pasuria e tij duke mbështetur në mënyrë të vazhdueshme njerëzit në nevojë të Gjilanit.
Ai ishte ndër të parët që iu bashkagjit aksionit të madh të Komunës së Gjilanit për mbështetje ndaj njerëzve pa kulm mbi kokë, duke e ndërtuar shtëpinë e parë në 7-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Gjilani humbi një humanist të madh, por do ta kujtojmë përgjithmonë si njerin i cili iu bashkangjit thirrjes për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë në çdo kohë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e farefisit.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.