Me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit shumëvjeçar të Gjilanit, Mejdi Cani, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cani. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Cani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të shumë gjeneratave, Mejdi Cani.
Atë do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si fizikant, i cili ka edukuar shumë gjenerata për 40 vjetët sa shërbeu si mësues dhe njëri nga nxënësit e tij jam edhe unë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, nxënësve dhe kolegëve të shkollës “Abaz Ajeti”.
Lamtumirë, mësyesi im!”, thuhet në telegram.