Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas sulmit në veri të Kosovës të dielën në mëngjes, ku vdiq rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa mbeti i plagosur polici Alban Rashiti.
Statusi i plotë:
Sulmi në pritë ndaj patrullës se policise kufiitare në Veri, ku si pasojë u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, është
goditje në paqen dhe shtetin e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku. Policit të plagosur uroj t’i kthehet familjes dhe jetes.Krenar me Ju, gardianët e kufirit të Kosovës.
Në këtë situatë të rëndë të përballjes me krimin e shkaktuar nga fallangat e Serbisë, Kosovës i duhen më shumë se kurrë aleatët tanë të përhershëm për koordinim dhe durim që shteti t’i gjejë dhe arrestojë këta kriminelë!