Me rastin e ndarjes nga jeta të Bekim Gudës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Guda. Në telegram thuhet:
“E dashura familje Guda,
Me trishtim e mora lajmin e ndarjen e papritur nga jeta të Bekimit, shokut tim të fëmijërisë.
E kam të zorshme ta pranoj se Beka nuk do të jetë më në mesin tonë.
Ai ka qenë njeri për lakmi në çdo aspekt. Humanist i madh, i ndjeshëm e shok përnjëmend. Pa e harruar, ekonomist i jashtëzakonshëm.
Familje e dashur Guda, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe shokëve të gjeneratës, miqve e farefisit.
Lamtutmirë, dost!”, thuhet në telegram.