Me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të të riut nga Gjilani, Debatik Huruglica, kryetari Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Huruglica. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Huruglica,
Me trishtim e mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të djalit tuaj, Debatikut, në kohën kur po përballemi edhe me pandeminë Covid-19.
Ai ishte djalë i ri dhe me plot energji, me potencial për rini aktive dhe mbi të gjitha i dashur për të gjithë ata që e njohën.
Në emër të qytetarëve të Gjilanit shpreh ngushëllimët më të sinqerta dhe do të jemi pranë jush në përballimin e dhembjes. Zoti
ua leftësoftë dhembjen!
Në kohën kur po përballemi në luftë me të panjohurën, i lusim të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, veçanërish këto dy javët e ardhshme ”, thuhet në telegram.