Me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Enver Ismajli, kryetari Lutfi Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së tij.
“E nderuara familje Ismajli,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur e mikut tim, Enver Ismajli.
Enverin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të madh për të mirën përgjithshme.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ismajli, kolegëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.