Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit, Zenel Lecaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Lekaj.
Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Lekaj,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të veprimtarit e humanistit të madh, Zenel Lekaj.
Ai gjatë tërë jetës së tij punoi në mërgatë, duke i dalë në ndihmë atdheut në vazhdimësi.
Familje e nderuar Lekaj, duke qenë se jemi në kohë pandemie kur edhe janë të ndaluara vizitat, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, sikurse edhe miqve e farefisit.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.