Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Lumi, me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit të madh, Bekim Lumi. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Lumi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh të Kosovës, Bekim Lumi.
Beka, qysh e kemi thirrë privatisht, do të kujtohet për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm si regjisor, profesor e publicist dhe këto fusha, pa të, kanë me qenë më të mangëta.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqëve e kolegëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.