Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Xhelal Shabani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shabani. Në telegram,
thuhet:
“E nderuara familje Shabani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe të veprimtarit, Xhelal Shabani.
Xhelali ishte personalitet i vecantë dhe i përkushtuar ndaj familjes e vendit dhe veprimtar i palodhshëm, duke dhënë kontribut të gjithanshëm me aktivitetet e tij.
Duke e njohur si shembull, sot asgjë nuk mund ta mbush zbraztirën e humbjes së tij, por lutem që i me veprat e tij të mira të jetë kujtim i mirë për të gjithë ata që e kanë njohur.
Familje e nderuar Shabani, miq, shokë dhe kolegë të Xhelalit, në këto momente të rënda kur vendi po ballafaqohet me pandeminë e në pamundësi të vizitës, në emrin tim dhe të qytetarëve të Gjilanit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.