Me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur nga Gjilani, Muharrem Sylejmani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Sylejmani dhe komunitetin artistik. Në telegramin e kryetarit Haziri, thuhet:
“E nderuara familje Sylejmani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur gjilanas, Muharrem Sylejmani.
Muharremi më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në Teatrin e Qytetit për disa dekada, i cili shkëlqeu në dhjetëra role si aktor e regjisor.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani, komunitetit artistik, shokëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.