Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ngushëlluar familjet dhe të afërmit e dy personave që kanë vdekur sot si pasojë e koronavirusit shkruan Radio Star.
Haziri ka apeluar qytetarët që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.
Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!