Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një statusi në facebook, ka thënë se në ditën e 149 një vilend me lajme të qeta për qytetin e Gjilanit.
Haziri ka thënë se janë në pritje të rezultateve për 99 mostrave të marra në qytetin e Gjilanit.
Postimi i plotë:
#Dita149. Një uikend me lajme të qeta nga Gjilanit si përket përballjes me pandeminë #COVID-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të shëruar, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99.
Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!