Në vazhdën e seancës së Kuvendit Komunal, qëndrimet e mija ishin shumë të qarta.
Te pika, propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore si dhe rrënimin e objekteve të institucioneve publike në zonat sipas planeve rregulluese urbane ne Gjilan – projekti i ndërtimit të Administratës Komunale, padyshim që projektet e shkëlqyeshme për një administratë moderne për qytetarët e Gjilanit, për një shërbim shumë më të shpejt dhe efikas, vullneti im është të shtyjë përpara këtë projekt, por me një propozim shtesë, të bëhet konzervimi i një pjese të burgut, ku gjurmët e historisë të mos shuhen, që gjeneratat e ardhshme të kenë mundësinë të njihen me turturat që okupatorët serbë kanë ushtruar në shqiptarët ndër vite.
Po ashtu i kërkova Nënkryetarit të Komunës, që gjeneratës së maturantëve të vitit 2019/2020, të ju mundësohet organizimi i mbrëmjes së maturës, pasiqë për shkak të gjendjes pandemike, atyre iu privua përjetimi i këtij emocioni që e kanë përjetuar të gjithë. Andaj, bëj thirrje që të mobilizohemi dhe pse jo, edhepse 1 vit më vonë, t’i organizohet mbrëmja e maturës kësaj gjenerate.
Haziri-Nuhiu: Projekti i Administratës Komunale, është projekt i shkëlqyeshëm për qytetarët e Gjilanit
Ndani këtë artikull