Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kosova ka përmbyllë epokën e përpjekjeve shekullore për Ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, megjithatë votuan në interes të Kosovës, sigurisë dhe të ardhmes saj evropiane. Përveç kësaj, falë qeverisjes së mirë, shteti ynë suksesshëm po integrohet në strukturat më të fuqishme në botë.
Qytetarët e Kosovës çdo ditë po e shijojnë qeverisjen e mirë. Qeveria Haradinaj po dëshmon se edhe në këto rrethana të vështira, Kosova mund të qeveriset mirë dhe për qytetarin. Transformimi i FSK-së në Ushtri, plotësimi i kritereve të përcaktuara nga mekanizma evropianë, liberalizimi i vizave për qytetarë tanë, ndarja e buxhetit të shtetit dhe përkrahja e projekteve nëpër të giitha komunat e Kosovës, pavarësisht kush udhëheqë, ligji për pagat, ligji për Prishtinën, janë veç disa nga ngjarjet e mëdha që i kanë ndodh Kosovës brenda një viti qeverisje.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka krijua një standard të ri në qeverisje. Standard ky që do të jetë obligues për krejt ata që do të vijnë pas tij. Nuk do ta ketë asnjë komoditetin të punoj ndryshe, sepse realisht vendi ynë ka ra tani në binartë e integrimit, respektit dhe partneritetin serioz me vende të zhvilluara.
Urime!
Arta Haziri-Nuhiu