Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazri tha sot se ai personalisht është i interesuar që Preshevën, Bujanocin e Medvegjën t’i bashkëngjitet Kosovës, por pa i dhënë territor Serbisë raporton “Zeri.info”.
“Problemi me Serbinë është territorial. Unë personalisht jam për mos me dhënë territor por për me marr territor nga Serbia, por të marrim territor nga ata. Nuk kemi të drejtë me dhënë territor por nuk guxojmë të ja mohojmë të drejtën shqiptareve në Juglindje të Kosovës të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, tha Haziri.
Këto komente Haziri i bëri në konferencën e sotme të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku po marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nënkryetari i LDK-së, si dhe shumë përfaqësues të tjerë politik/Zeri