Përmes një postimi në facebook kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se banorët e Rrugës së Spitalit dhe ata të rrugës Idriz Seferi deri në Livoç të Ulët, për herë të parë u bënë me rrugë europiane.
Ja postimi i plotë:
Banorët e Rrugës së Spitalit dhe ata të rrugës Idriz Seferi deri në Livoç të Ulët, për herë të parë u bënë me rrugë europiane, me trotuar, rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim të ujërave atmosferik dhe ndriçim publik.
Ndezja e dritave sonte është simbolika e largimit të territ, jo vetëm nga këto lagje, por edhe nga politika e Kosovës. Ky është projekt i Komunës së Gjilanit i cili ështe inicuar dhe ka nisur ndërtimin dy vite më parë. Nuk jam ithtar me dalë me inauguru projekte pa u përfundu komplet sepse kjo rrugë do të shtrihet deri tek Xhamia e Madhe. Falemnderit qytetarëve të këtyre lagjeve për mbështetje dhe u kërkojmë ndjesë që pas 60 vitesh po e kryejmë këtë detyre qytetare!