Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka telefonuar live nl emisionin ku është Faton Peci i Vjosa Osmanit. Haziri ka thënë se Peci, Osmani e të tjerët i janë bashkuar një partie që dëshiron ta varrosë rugovizmin.
Ai ka thënë se ‘Fatoni me shokë kanë dalë në kampin e kundërt të rugovizmit’.
‘Ka kalu në një listë marksiste-leniniste. Me justfiku veprimin që kanë shku në strofullën e rivalit politik, është për gjynah. Si ish-rugovistë që kanë kalu në anën e kundërt të rugovizmit, me këto aktivitete jeni bë të neveritshëm. Një politikë që synon me varrosë rugovizmin, këtë nuk ka me harru LDK-ja’, ka thënë Haziri.