Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë “hy në lloç të gjallë deri në fyt” me Marrëveshjen e Ohrit.
Haziri tha se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregoj se pse e ka futur vendin në masa të kufizimit nga Bashkimi Evropian, pasi sipas Hazirit, tashmë është fuqizuar edhe pakoja e dytë e sanksioneve e që siç tha ai, do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.
E rëndësishme është që Qeveria me tregu çka keni abuzu që tani Kosovën ju po e vendosni në masa të kufizimit, sepse pako e dytë do të jetë mos të them katastrofale se është e butë, për të ardhmen e Kosovës do të jetë mortale. Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e pakos së dytë ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë. Është manipulative me fol për lehtësimin nga pakoja e parë kur nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për me i përmbushë obligimet që i ka ndaj marrëveshjes së tij të Ohrit që e ka realizu me ndërmjetësit ndërkombëtarë”, tha ai.
Sipas Hazirit është marrëveshja Kurti – Vuçiq e cila sipas tij, është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë.
“Është marrëveshja Kurti – Vuçiq që është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë dhe marrëveshja i adresohet atij, nuk ka tash me thënë jo është marrëveshja e vitit 2015, jo marrëveshja e vitit 2013. Tani shpëtimin po e gjenë në marrëveshjen e vitit 2015 dhe 2013. Ky kryeministër dhe kjo qeveri shpëtimin e vet janë duke e kërku në këto dy marrëveshje ndërsa po harrojnë që kanë hy në lloq të gjallë deri në fyt me marrëveshjen e 18 marsit në Ohër “, shtoi ai. /Teve1