Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Qendrën Operative Emergjente.
Me këtë rast ai ka paralajmëruar se me datë 14 prill të këtij viti, do të shpallet orari i ri për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në këtë komunë
“Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese që ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Sot është varrosur bashkëqytetari ynë 72 vjeçar i cili ka qenë duke qëndruar për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë”.