IKSHPK ka njoftuar se sonte janë konfirmuar edhe dy raste pozitive me koronavirus.
Dy rastet pozitive të sotme janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeçar dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeçare.
IndeksOnline ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, i cili ka apeluar tek qytetarët të vetizolohen.
Ai tha se ndërkohë po shikohet historiku i kontakteve të tyre me personat potencial me koronavirus.
“Po,janë konfirmuar dy raste të vecanta dhe po shihet historiku i kontakteve në këto momente.
Apeloj që veteizolimi dhe mos qarkullimi pa nevojë janë masat ma të mira mbrojtëse.Rr n’shpi dhe kujdesu me vete e familjen”, ka thënë ai.
Ndërsa, lidhur me karantiminim e qytetit, sikur komunat e tjera pas rasteve me koronavirus, Haziri ka thënë se Gjilani ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar këtë pandemi me të gjitha mekanizmat shëndetësor e institucional.